Meta takohet me një grup turistësh italianë në Konispol: I inkurajova të forcojnë shkëmbimet kulturore

Aug 25, 2018 | 19:04
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka qenë sot në Konispol, ku rastësisht është takuar me një grup turistësh italianë.

Meta këtë takim surprizues e ka treguar dhe në një postim në Facebook, ku shkruan se  i ka inkurajuar pët të forcuar shkëmbimet kulturore si mënyra më e mirë për t’u njohur dhe afruar më shumë me njëri-tjetrin.

40097776_1903157569730507_6018824588585074688_n

Një surprizë e këndshme të takoja sot në Konispol një grup turistësh italianë, që kishin zgjedhur për të kaluar disa ditë pushimi në këtë zonë me bukuri natyrore të veçanta, tradita të spikatura dhe me një kulinari të mrekullueshme.

40012778_1903157639730500_1246673558277455872_n
Energjia, entuziasmi dhe alegria që i shoqëronte, ishte një tregues i qartë i mikpritjes tradicionale që kishin gjetur nga qytetarët e mrekullueshëm të Konispolit.
I inkurajova të forcojnë shkëmbimet kulturore si mënyra më e mirë për t’u njohur dhe afruar më shumë me njëri-tjetrin.

40117429_1903157699730494_7553399090432704512_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura