Meta takohet me Hahn: Gjithëpërfshirja element kyç për ecurinë e reformave

Jul 17, 2018 | 16:51
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës,Ilir Meta priti në një takim Komisionerin Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Johannes Hahn.

Në vijim të vendimit të Këshillit Evropian të qershorit, Kreu i Shtetit çmoi angazhimin e menjëhershëm të Komisionerit Hahn për nxitjen e hapave të mëtejshëm drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit vitin ardhshëm.

ddf3ce2e-7473-416b-87bb-7f39b8fe041c
Presidenti Meta vlerësoi mundësinë bashkëpunimit dhe të një leximi të përbashkët të përmbushjes së sfidave madhore për të garantuar çeljen e negociatave. Gjithëpërfshirja dhe besueshmëria janë element kyç për eurinë e susksesshme të reformave, nënvizoi Presidenti i Republikës.

Presidenti Meta e cilësoi tejet të rëndësishëm përqendrimin e agjendës evropiane të tri muajve të fundit tek Ballkani Perëndimor, një mbështetje e qartë e perspektivës evropiane të rajonit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura