Meta takim me të rinjtë e Tiranës: I kam thënë Berishës që situatën ekonomike mos ta paraqisnim rozë

Apr 27, 2015 | 17:32
SHPËRNDAJE

UPDATE/Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë një takimi që zhvilloi pasditen e së hënës me të rinjtë në Tiranë, foli edhe për koalicionin e tij qeverisë në ish-qeverisjen e kaluar me Berishën. në fjalën e tij Meta tha se ka qenë i kujdesshëm për çështjet ekonomike dhe se i ka thënë ish-kryeministrit që mos ta krahasonte vendin me zhvillimet në Gjermani. 

Ilir Meta takim me te rinjte ne Tirane

Meta tha se marrëveshjet e qeverisë në Fondin Monetar dhe Bankën Botërore kanë dhënë frytet e tyre dhe pjesa më e madhe e reformave sipas ka kaluar, ndërsa priten rezultatet në rritjen e ekonomisë.  
“Kam qenë më zotin Berisha në koalicion dhe i kam thënë atij që nuk duhet ta paraqesim situatën rozë dhe me eufori siç paraqitej që Shqipëria ishte në nivelet e Gjermanisë, por që të ishim të kujdesshëm. Por për fat të keq, pati shpenzime marramendëse në fushatë dhe më pas një situatë që e detyroi qeverinë e re për të realizuar një program me FMN dhe BB për të arritur stabilizimin e financave publike. Ky është një proces qe po ecën në rrugën e tyre, pjesën më të rëndësishme të reformave e kemi lënë pas dhe pritet të realizojmë një rritje më të madhe të vendeve të punës”,-deklaroi Meta. 

Takimi i kreut te LSI-se me te rinjte ne Tirane

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta vlerësoi nismë e qeverisë për arsimin e lartë, duke thënë se reforma ka të bëjë me rishikimin e të gjithë politikës për arsimin e lartë dhe pritet të sjellë rezultate konkrete si për studentët, ashtu edhe për besueshmërinë e diplomave në treg. “Qëllimi i ligjit ka të bëjë me rishikimin e të gjithë politikës për arsimin e lartë që duhet ti japi fund asaj praktike të deritanishme që e kishte shndërruar këtë një proces jo shumë të besueshëm dhe me diplomat e pamerituar bënin gallatë… të cilat kanë cenuar cilësinë e arsimit të lartë”,-deklaroi Meta. Sipas tij, projektligji është ende në proces për faktin se nuk i është nënshtruar një debati institucional në Kuvend. Duke folur për kërkimin shkencor, Meta tha se universitetet private duhet të investojnë më shumë për të merituar statusin e një arsimi të lartë dhe shteti ka detyrim që t’i përcaktojë qartë këto standarde. “Qeveria ka për detyrë të garantojë kërkimin shkencor në universitetet publike”,-deklaroi Meta. Ndërsa shtoi se qeveria s’ka qëllim të rrisë tarifat e studimit, por rritjen e cilësisë dhe të besueshmërisë në sistemin e arsimit të lartë në vend. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura