Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është takuar ditën e sotme me shtabin elektoral të kandidatit të “Primareve” për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxhës.
Lajmin e bëri të ditur vetë Meta përmes një postimi në Facebook, ku tha se qeveria aktuale ka ndërruar 5 kryetarë dhe e ka falimentuar këtë bashki.
Meta shtoi se në 14 maj do të nisë një “erë e re” për Vorën dhe për gjithë Shqipërinë.
Reagimi i Metës:
I lumtur të takohesha sot me shtabin elektoral të Kryebashkiakut të ardhshëm të Vorës, Indrit Hoxhës.
Nuk ka në vendin tonë asnjë Bashki, që ka numrin më të madh të bizneseve dhe investitorëve se kjo e Vorës.
Por në 4 vjet “Rilindje”, ndërroi 5 Kryetarë Bashkie dhe falimentoi atë dhe rrugët e Domjes dhe Vorës janë ku thërret qameti.
Ndaj të vrapojmë drejt 14 Majit për të nisur një erë të re për Vorën dhe për Shqipërinë.
Bashkë Fitojmë! ✌️🇦🇱
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al