Meta sjell mesazhet e kardinalit që kaloi 13 vjet në burgjet e komunizmit: Paqja kërkon sakrificë jo vetëm për ta fituar, por…

Sep 21, 2020 | 11:36
SHPËRNDAJE

Meta sjell mesazhet e kardinalit që kaloi 13 vjet në burgjet e komunizmit: Paqja kërkon sakrificë jo vetëm për ta fituar, por…

ilir metaNë Ditën Ndërkombëtare të Paqes, Presidenti Ilir Meta thotë duhet sakrificë, jo vetëm për ta fituar atë, por edhe për ta ruajtur.

Në një status në Facebook, kreu i shtetit sjell disa nga mesazhet e kardinalit Van Thuan, i cili kaloi 13 vjet në burgjet e komunizmit dhe gjithë jetën e tij ja kushtoi Paqes.

Postimi i Presidentit Meta

Paqja, siç thotë edhe Shenjtorja jonë Nënë Tereza, mund të arrihet: ‘Edhe me një buzëqeshje’.

Por historia na ka mësuar, se paqja e qëndrueshme kërkon sakrifica të panumërta, jo vetëm për ta fituar, por edhe për ta mbrojtur, dhe se ajo është e sigurtë kur liria dhe të drejtat e njeriut garantohen përmes shtetit ligjor.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, dua të sjell në vëmendje disa nga mesazhet tepër frymëzuese të kardinalit Van Thuan, i cili kaloi 13 vjet në burgjet e komunizmit dhe gjithë jetën e Tij ja kushtoi Paqes, në funksion të së cilës i ka lënë njerëzimit dhe në veçanti politikës këto porosi, aktuale në çdo kohë:

Bekuar politikani, thellësisht i vetëdijshëm për rolin e vet!

Bekuar politikani, që frymëzon besim;

Bekuar politikani, që punon për të mirën e përbashkët e jo për interesin e vet;

Bekuar politikani, që e kryen me besnikëri të patundur, detyrën e besuar;

Bekuar politikani, që punon për unitetin;

Bekuar politikani, që angazhohet për realizimin e ndryshimeve rrënjësore dhe refuzon të quajë të mirë atë që është e keqe;

Bekuar politikani, që e dëgjon popullin para, gjatë dhe pas zgjedhjeve;

Bekuar politikani, që nuk ka frikë nga e vërteta dhe nga media.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura