Meta shigjeton Ramën: Një ditë edhe ne do jemi prapë në opozitë

Jul 29, 2016 | 11:30
SHPËRNDAJE

Për kreun e Kuvendit Ilir Meta, me votimin me konsensus të reformës në drejtësi në mesnatën e 21-22 Korrikut, lindi një dritë shprese për të gjithë shqiptarët.

Konsensusi sipas Metës, edhe pse “ka shumë që e shohin si rastësi, si mrekulli, jo, jam i bindur se konsensusi ishte dhe mbetet domosdoshmëri, për të çelur një epokë vërtet të re për vendin tonë, për 30 vitet që vijnë, që mbyllin tranzicionin e tejzgjatur me konfilktin e shfrenuar politik”.

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, duke folur gjate nje feste te organizuar ne Pallatin e Brigadave, per miratimin me unanimitet te reformes ne drejtesi organizuar nga komisioni i Posacem per Reformen ne drejtesi./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta, speaks during a celebration organized in the Palace of Brigades, for adoption of justice reform organized by special commission on judicial reform.

Ai ka kujtuar apelin e bërë 15 vjet më parë nga presidenti i KE Romano Prodi, që nënvizoi 3 herë me vendosmëri apelin për stabilitet, stabilitet, stabilitet që Shqipëria të ecte më shpejt në rrugën e integrimit evropian.

“Për fat të keq ne politikanët shqiptarë s’e vlerësuam si duhet këtë këshillë, atëherë Shqipëria ishte ndjeshëm përpara disa vendeve të rajonit, pjesë të ish-Jugosllavisë, që kishin dalë nga luftërat dhe kishin ende konflikte etnike. Sot për fatin e mirë të këtyre vendeve, por për fat të keq Shqipëria, është pas tyre në rrugën e integrimit evropian. Cfarë e la pas vendeve të tjera të rajonit, vendin tonë gjatë këtyre 15 viteve, që kur Romano Prodi me shumë dhembshuri na porositi stabilitet? Ndonjë konflikt etnik? Jo, na ka lënë pas dhe ende na kërcënon si hije vetëm konflikti i paprinciptë dhe i shfrenuar polirik. Ndaj kjo reformë historike që u kurorëzua me një konsensus historik ishte dhe mbetet domosdoshmëri që duhet të vazhdojë me konsensus jo vetëm për ligjin e vetingut dhe 7 ligjet e tjera, por për 40 ligjet e tjera…”

Meta: Edhe unë kam luftuar që opozita të fitonte të drejtën e saj

Kryeparlamentari ka falenderuar disa herë opozitën dhe liderin e saj Lulzim Basha, që sipas Metës, ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të gjetur rrugën e konsensusit.

“Një falenderim i vecantë për kryeministrin Rama, inicuesi i kësaj reforme, liderin e opozitës Basha, në dy muajt e fundit bëri përpjekje të lavdërueshme sipas mendimit tim për të gjetur rrugën e konsensusit”.

Meta tha edhe një herë se opozita kishte të drejtë për rekomandimin 88 të Venecias dhe se ai vetë në cilësinë e Kreut të Kuvendit është përpjekur që opozita të marrë të drejtën që i takonte.

“E falenderoj se ndryshe nga gabimi historik që bëri duke zgjedhur mospërfshirjen në reformën administrative territoriale, ajo me vonesë u përfshi, dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe substancial për përmirësimin e drafteve…ka luftuar për të siguruar garancitë, të them sot se edhe unë kam luftuar që opozita të fitonte të drejtën e vetme parimore që sipas saj e mbante larg nga konsensusi, që Shqipëria të fitonte konsensusin
dhe e ftoj opozitën të vazhdojë në rrugën e konsensusit në mënyrë konstruktuive, konkrete se i bën nder vetes së saj dhe jep një kontribut historik.

Meta, mazhorancës: Do jemi prapë në opozitë

Meta kishte një mesazh konkret dhe tepër të qartë posacërisht për kolegët e mazhorancës:

“S’duhet të harrojmë se dikur kemi qenë në opozitë, rrotacioni është i pashmangshëm, një ditë të gjithë do jemi në opozitë..e kuptoj kur opozita kërkon tension, por se kuproj që është interesi i mazhorancës apo qeverisë t’i përgjigjet me të njëjten mënyrë, se ndihmon Shqipërinë për të cilën ne si mazhorancë kemi përgjegjësi të duket më mirë përpara BE, SHBA, vendeve partnere në rajonin tonë”.

Meta: Të punojmë për Shqipërinë siç punojnë dy të huaj për integrimin tonë

Ndërsa në një tjetër mesazh edhe për kolegët opozitarë dhe të mazhorancës, Meta tha se e kishte menduar rrugës sot kur kthehej nga SHBA.

“Le të punojmë ne politikanët shqiptarë për vendin tonë, të paktën për reformën në drejtësi dhe reformat e tjera kyce që kanë të bëjnë me rritjen e konsolidimit të shtetit tonë si shtet të së drejtës që ofron siguri për gjithë gjeneratat..të punojmë për vendin tonë si punojnë dy të huaj për integrimin evropian të Shqipërisë, si punon edhe deputeti i majtë Knut Fleckenstein dhe eurodeputeti i djathtë Eduard Kukan”.

Meta: Telefonata me Fleckenstein që s’do e harroj sa të jetoj

Meta solli në vëmendje telefonatën me deputetin Fleckenstein dy ditë para votimit të reformës në drejtësi.

“S’do harroj sa të jetoj kur e kam marrë zotin Fleckenstein dy ditë para votimit në darkë dhe i kam kërkuar ndjesë që e kam shqetësuar për ta informuar se si po ecnin gjërat këtu dhe më ka thënë më merr në cdo orë të citës në cdo orë të natës, kjo gjë duhet ë mbyllet me sukses. Nesër kam 4 orë një operacion, po pati ndonjë gjë serioze më dërgo sms, më tha, kjo ndodhte kur unë dhe shumë të tjerë shikonim shkëmbimte titrash në tv si të ishin shkëmbime zjarri, kur kërkohej përqendrim për të mbyllur me sukses një punë të bërë prej 2 vjetësh”.

“Unë do t’ju them shumë sinqerisht se për Ilir Metën si kreu i Kuvendit s’ka rëndësi se ku do jetë pas një viti pas zgjedhjeve të ardhshme as pas 10 vjetësh, as pas 30 vitesh, për Metën si shqiptar ka rëndësi se ku do jetë Shqipëria pas 30 vjetësh”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura