Meta publikon mesazhin: Tirana do jetë në krye të shembjes së tiranisë së korrupsionit babëzisë dhe mashtrimit! Do ndodhë shumë shpejt

Aug 10, 2022 | 21:53
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Tirana do të jetë në krye të shembjes së tiranisë dhe korrupsionit.

meta1

Ish-Presidenti ka publikuar në rrjetin social Facebook, një video nga mesazhi i tij gjatë një takimi që zhvilloi me strukturat e Partisë së Lirisë të Tiranës.

Sipas Metës, shembja e korrupsionit, pabesisë dhe mashtrimit do të ndodhë shumë shpejt.

Postimi i Ilir Metës:

Tirana do të jetë në krye të shembjes njëherë e përgjithmonë të tiranisë së korrupsionit, babëzisë, arrogancës, mashtrimit dhe pabesisë. Nuk është çështje vitesh, as muajsh. Do të ndodhë shumë shpejt!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura