Meta publikoi faktet e reja për Dvoranin, vjen reagimi i parë i PD: SPAK duhet të veprojë menjëherë dhe pa asnjë hezitim

Feb 17, 2020 | 15:42
SHPËRNDAJE

gaz bardhi

Partia Demokratike thotë se faktet e reja të publikuara sot nga Presidenti Ilir Meta për kreun e KED, Ardian Dvorani, dëshmojnë edhe njëherë, “në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e tij si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama”.

Në një reagim për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se në këtë mënyrë, kryeministri Rama sipas tij, i “hap rrugë projekteve të tij për kriminalizimin total të shtetit”.

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

Faktet e bëra publike sot nga Presidenti i Republikës, dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama. Manipulimi kriminal i fakteve dhe fshehja e të dhënave janë një krim i rëndë shtetëror. SPAK duhet të veprojë menjëherë dhe pa asnjë hezitim.

Kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën. Është mënyra e vetme për t’i hapur rrugë projekteve të tij për kriminalizimin total të shtetit, bashkëqeverisjen me oligarkët dhe krimin e organizuar, si dhe për të patur kontrollin politik mbi çdo pushtet dhe institucion të pavarur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura