Meta prezanton Petrit Sinajn në Berat: E kishit merak bashkimin e së majtës, u realizua

May 6, 2015 | 21:09
SHPËRNDAJE

Kreu i LSI-së Ilir Meta ishte sot në Berat në një takim me strukturat e partisë atje, dhe strukturat e FRESSH ku u prezantua edhe kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Beratin, z. Petrit Sinaj.

Meta ne Berat, sot

“Berati gjithmonë e ka pasur merak atë bashkimin së majtës dhe tani ky është një realitet i fuqishëm, është një projekt strategjik. Tani është momenti që të rinjtë e Beratit të jenë më aktiv …unë jam i bindur që me Petrit Sinën dhe me mazhorancën dërrmuese të këshillit bashkiak PS-LSI dhe të gjithë “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, me të rejat dhe me të rinjtë që do të jenë edhe pjesë e këtij këshilli ne do të arrijmë që qyteti i Beratit të jetë një nga qytet me jetën më aktive, më dinamike, të jetë një qytet i cili të jetojë vazhdimisht dhe jo siç kemi ndjerë me keqardhje shpesh një lloj pesimizmi në të kaluarën”, theksoi Meta në fjalën e tij.

Sipas kryeparlamentarit, bashkia e re ofron mundësi të reja dhe për rritjen e punësimit sidomos për të rinjtë.

“Unë besoj se Berati, siç e ka pasur gjithmonë traditën do të jetë në krye të fitores së madhe që do të realizojmë në të gjithë Shqipërinë dhe më pas bazuar në këtë fitore, të gjithë sëbashku të punojmë në bashkëpunim të ngushtë edhe me qeverinë që është mjaft e përkushtuar për të mbështetur Beratin, që Berati, të jetë qyteti ku ëndrrat e të rinjve realizohen”, tha Meta ndërsa falënderoi kryebashkiakun e Beratit Fadil Nasufi dhe gjithë ekipin e tij për punët që kanë bërë deri më tani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura