Meta prezanton Luiza Mandrin në Libohovë: Fitore e padiskutueshme në të gjithë Shqipërinë

Apr 26, 2015 | 16:38
SHPËRNDAJE

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, njëkohësisht edhe kreu i LSI-së, zhvilloi mesdiitën e së dielës një takim me strukturat e forcës politike që ai përfaqëson në Libohovë, ku prezantoi edhe kandidaten për kryetare bashkie, Luiza Mandri.

Ilir Meta

Në këtë takim Meta ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo. Në fjalën e tij, Meta u shpreh i sigurt në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme lokale. “Ne jemi një aleancë dhe kemi një qëllim të përbashkët, do të stabilizojmë vendin dhe do të mbështesim qytetarët për të përmirësuar jetën e tyre. Pas 21 qershorit Shqipëria do ecë me një ritëm tjetër kjo lidhet dhe me reformën administrative”,-tha Meta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura