Meta pret ambasadorin e Rumanisë: Forcim të marrëdhënieve, në interes të objektivave strategjike të përbashkëta

Oct 6, 2022 | 13:08
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka takuar sot në selinë e PL-së ambasadorin e Rumanisë në Tiranë, Octavian Șerban.

meta rumani

Meta në një postim në rrjetet sociale, thotë se marrëdhëniet mes dy vendeve “duhen forcuar edhe më tepër, në interes të objektivave strategjike të përbashkëta”.

“Partia e Lirisë mbetet e dedikuar me angazhim madhor për realizimin sa më të shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe llogaridhënies”, shkruan Meta.

POSTIMI I PLOTE

Kënaqësi e veçantë të mirëprisja sot Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë, Octavian Șerban.

Bashkëndamë vlerësimet për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve mike, partnere në NATO dhe organizmat euro-atlantike, marrëdhënie të cilat duhen forcuar edhe më tepër, në interes të objektivave strategjike të përbashkëta.

Partia e Lirisë mbetet e dedikuar me angazhim madhor për realizimin sa më të shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe llogaridhënies.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura