Meta pozon si dikur me Berishën: Demokracinë s’ta dhuron kush, duhet ta…

Sep 11, 2018 | 14:26
SHPËRNDAJE

41cd234c-b8ba-4812-9934-81f4b2481d22Presidenti Ilir Meta dhe ish kryeministri Sali Berisha kanë qenë bashkë në pranishëm në promovimin e librit publicistik të gazetarit shqiptaro-amerikan, ish-Drejtorit të ‘Zërit të Amerikës”, Frank Shkreli, të titulluar “Demokracia nuk pret”.

Meta dhe Berisha gjatë aktivitetit kanë pozuar duke qeshur afër njeri-tjetrit, si në kohën kur Presidenti, asokohe kryetari i Parlamentit e shprehte hapur se e kishte “pikë të dobët”  ish liderin e PD-së.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse në aktivitet, Presidenti Meta u shpreh:

“Libri ‘Demokracia nuk pret’ është një vepër e mrekullueshme, sepse demokracinë nuk ta dhuron askush dhe demokracinë duhet ta fitosh dhe mund ta fitosh çdo ditë e më shumë por edhe mund ta humbasësh çdo ditë e më shumë. Në këtë drejtim, vepra e zotit Shkreli është edhe një shkundje për të gjithë, për rëndësinë që ka demokracia. Ajo nuk është e dhënë një herë e përgjithmonë. Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj”, ka thënë Meta.

08aa3abd-07b1-4dd6-b1e9-416cdc6d3d88 2bbf7fee-09f6-415b-bf6c-c21a08b504c1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura