“Meta po përçan PS-në, socialistët kërkojnë largimin e Ramës”

Jan 25, 2016 | 12:02
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë për një protestë që bënë sot disa socialistë para selisë së PS-së.

Berisha Rama
Berisha- Rama

Sipas Berishës Shkëlqim Meta, ish kandidat për kryetar të PS-së, i cili ka organizuar këtë protestë është parë të hyjë disa herë në zyrat e Kuvendit. Berisha aludon se në këtë protestë mund të ketë lidhje edhe kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Statusi i Berishës

Meta i çan partine Edi Rames. Organizon proteste para selise se PS!

Te dashur miq, sot ne mengjes nje grup i madh socialistesh, me teser te PS ne dore, ne nje rast te paprecedente organizuan nje proteste para selise se kesaj partie me kerkesen per largimin e Edi Rames, i cili sipas tyre po shkaterron PS, e ka kthyer ate ne nje çiflig te tij, po ben baterdine me vjedhjet ne tendera se bashku me ministrat e tij, dhe prej tre vitesh ka shtyre dhe nuk zhvillon zgjedhjet ne PS.

Grupi i protestuesve, qe kerkon te hyje ne seline e PS por nuk lejohet nga policia, nuk ka lidhje me LMN apo Syrizen e Blushit. Ai udhehiqet nga socialisti ekstremist dhe ish kandidati per kryetar i PS z. Shkelqim Meta.

Pavaresisht nga mbiemri i tij Meta, Shkelqimi nuk eshte vellai i Ilir Metes. Keshtu qe hyrjedaljet e tij te shpeshta ne seline e parlamentit nuk dihet nese kane lidhje me zyren e kryetarit te Kuvendit, pra me takime me Ilir Meten apo me ndonje eksponent te larte te PS.

Rama, i tronditur nga protesta socialiste para selise se PS, bllokoi menjehere transmetimin e saj nga mediat. Por pavaresisht se kush fshihet prapa tij, ne te vertete Meta po i çan Rames partine!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura