Meta “përvesh mëngët”, ja kujt i ka shërbyer drekën këtë fundjavë

Nov 19, 2017 | 21:50
SHPËRNDAJE

Në kuadrin e “Javës së Fëmijëve Jetimë”, Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një vizitë në fshatin e fëmijëve SOS në Tiranë si dhe në shtëpinë e foshnjës “Ana dhe Rozana”.

d453e9ae-aa53-4646-af9d-7a5acf0d1aab

Në takimin dhe drekën e ngrohtë që pati me fëmijët dhe edukatoret e tyre në fshatin SOS, Presidenti theksoi se prioriteti i tij do të jetë solidarizimi dhe përkrahja e fëmijëve pa kujdes prindëror.

“Investimi për zhvillimin e shëndetshëm dhe edukimin arsimor të fëmijëve pa kujdes prindëror, me qëllim integrimin e tyre të denjë në shoqëri, ështê investim për të ardhmen e shoqërisë”, theksoi Presidenti.

Presidenti Meta përshëndeti veçanërisht rolin e madh që fshati SOS dhe donatorët e huaj të kësaj organizate kanë dhënë ndër vite në këtë drejtim.

f4719a6f-a54e-4835-8140-32a1c168e1e4 141acf0f-64e5-4bc0-88a5-736d95fd3aa7 be995cd1-63d4-478c-8a9d-b0be52caaea5 04168d3a-241e-451a-aabf-415a8cb42266

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura