Meta përkujton 31-vjetorin e anijes “Vlora”: Që drama e shpopullimit të marrë fund duhet ndëshkuar kapja e shtetit

Aug 8, 2022 | 9:43
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përkujtuar 31 vjetorin e eksodit të 20 mijë shqiptarëve me anijen “Vlora”, të cilët u larguan drejt Italisë për një jetë më të mirë.

meta1

Përmes një postimi në facebook, teksa ka ndarë pamjet e anijes së tejmbushur me emigrantë, Meta thekson se ende sot shqiptarët vijojnë të përbëjnë 40% të emigrantëve të cilët kalojnë Le Mansin me skaf për të shkuar drejt Anglisë.

POSTIMI I PLOTË:

Pas 31 viteve nga këto pamje tronditëse dhe emocionuese të 8 gushtit 1991, kur rreth 20 mijë shqiptarë në bordin e anijes “Vlora” nisën udhëtimin drejt lirisë, për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë, eksodi i shqiptarëve vijon dhimbshëm.

Edhe sot, 40 përqind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë La Manshin, duke rrezikuar jetën e tyre, janë shqiptarë.

Që drama e madhe e shpopullimit të marrë fund dhe shqiptarët të ankorojnë shpresën në Atdheun e tyre, duhet ndëshkuar kapja e shtetit, modeli korruptiv dhe kriminal që lë në varfëri shumicën e qytetarëve, për të pasuruar një pakicë.

Europa do ndërtohet në Shqipëri kur sovrani të marrë në dorë fatet e veta!

REFERENDUMI, kryefjala e angazhimit madhor të Partisë së Lirisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura