Meta përjashton çdo koalicion me Ramën dhe Bashën: Kryeministri sharlatan, unë e di si i ka letrat ai! Ish-kreu i PD ka bërë tradhti ndaj atdheut

Sep 22, 2022 | 23:04
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përjashtuar në mënyrë kategorike çdo koalicion me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

meta rama basha

Teksa tha se në rikthimin e tij në politikë ndihet i lirë, u shpreh se Rama është sharlatan, ndërsa Basha ka kryer tradhti ndaj atdheut me djegien e mandateve dhe me mospjesëmarrjen ne reformën ne drejtësi apo bojkotimin e zgjedhjeve vendore.

Ne emisionin “Top Story” ne TCH, Meta u shpreh se Rama është peng i krimeve që ka bërë kundër interesave kombëtare.

Pyetje: A është i lirë Ilir Meta?

Meta: Patjetër, në të gjitha kuptimet, e meritoj emrin që më ka vënë nëna në çdo kuptim

Pyetje: Çfarë shikoni ndryshe kësaj radhe, përtej retorikave politike?

Meta: Vendi është nën thundrën e një regjmi mafioz. Bertolt Brecht thoshte kush do ta largojë këtë kolerë? Kolerën ne do ta largojmë.  Na e sollën. Unë kam bërë më PS sot bëj edhe me PD.

Pyetje: Po të rikthehet Basha ?

Meta: Jo me Bashën nuk bëj, sepse kam qenë President dhe ka barë akte të rënda të tradhtisë ndaj atdheut.

Nëse Rama ka bërë ato poshtërsi që ka bërë, sepse ai e di se ku shkon ditën që nuk është në zyrë. E shikoni se çfarë letrash bën ai sharlatan! Unë e di si i ka letrat ai, sa të nxira i ka dhe bën ashtu si i marrë.

Basha i kapur peng bojkotoi reformën në drejtësi, dogji mandatet, që i kam thënë mos e bëj. Nuk hyri në zgjedhje, bëri gjithçka në funksion të këtij regjimi. Me Bashën është e mbaruar kjo, më Ramën është e mbyllur, i kam mbyllur me këta, nuk është personale. Rama ka bërë edhe poshtërsi ndaj meje më parë. Kjo është një çështje e përjashtuar. Me këta të dy është e përjashtuar bërja e koalicioneve.  Aq më tepër që flitet edhe për financim rus, që është më e rëndë.

Unë jam aq i lirë, ai e di. Ndërsa ai është peng i krimeve që ka bërë kundër interesave kombëtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura