Meta paralajmëron Ramën: Je simbol i Pablo Eskobarit, por do përfundosh me mjekun te koka dhe policin te dera

Aug 10, 2022 | 19:40
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të mbajë përgjegjësi ligjore për gjithçka ka firmosur në tenderat e dhënë nga qeveria, veçanërisht sa i përket aferës së inceneratorëve.

Në një takim me strukturat e kryeqytetit të forcës së tij politike, Meta tha se Rama është simbol i trafikantit të drogës me famë botërore Pablo Eskobar dhe se është i rrethuar nga bota e krimit. Për këtë arsye, sipas tij, kryeministri do të përfundojë me mjekun te koka dhe policin te dera, duke nënkuptuar burgosjen e tij.

Mor vagabond ne jemi populli i Mujo Ulqinakut, Vojo Kushit, që simbol dhe ideal ke Pablo Eskobarit dhe drogaxhinjtë e botës, që të dhunonin të gjithë të fortët e Tiranës që të vendosnin pistoletën te gjuri. Këta komandojnë kudo, në Shkodër në Lezhë. Kush është ky, që bën si i fortë. Ka merak edhe identitetin tim ai, ai ka hallin tim, e kam mbiemrin Meta apo Metaj, unë jam krenar për mbiemrin tim dhe jam krenar që kam lindur 1000 metra mbi nivelin e detit. Përveçse jam shumë i lumtur që kam lindur në Skrapar, jam i lumtur që jam çuni i pazarit të ri, ku merrnim leksionet që të mos rrihnim çunat e lagjes por t’i binim më të fortit. Bëhu gati dhe bjeri më të fortit, kur i bie të fortit nuk ndihen të tjerët. Dua t’i them çunit të Kristaqit, edhe ai e di që unë e kam mësuar nga pazari i ri, unë i bie më të fortit, ky nuk është më i forti por bën si më i forti, unë i bie më të fortit dhe e këpus në mes. Dhe t’i duket Erioni i Kolonjës, gjigant kur të bjerë. I bie vetë unë, s’kam nevojë të porosis, i bie në emër të popullit të Shqipërisë, në emër të vuajtjeve të shqiptarëve. Një popull që vuan nga një bastard, por ky vend ka Zot dhe Tirana do të jetë e para që do të godasë tiraninë. Nuk ka për të pasur lekë as për avokatët për ta mbrojtur. Kur të shkojë te qelia 4, dhoma 5 do ketë mjekun te dhoma, dhe policin te dera. Do jemi shtet ligjor ne. Ashtu firmos ti fët e fët, por firma mbetet”, është shprehur Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura