Meta nuk i fsheh emocionet, pas kthimit nga Rozhaja thotë se…

Nov 26, 2018 | 9:15
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka ndare me ndjekesit e tij ne rrjetet sociale emocionet e forta qe kane shoqeruar viziten e tij ne Rozhaje.

met1

Ne kthim, ai ka postuar ne faqen e tij ne Facebook disa foto, teksa shkruan se “Të gjithë ne duhet të jetojmë me vështirësitë e realizimit të ëndrrave të këtyre fëmijëve, dhe të gjithë fëmijëve shqiptarë kudo ndodhen”.

met

Mesazhi i Metes 

Kthehem nga Rozhaja me mbresat më të thella dhe jashtëzakonisht i lumtur pas takimeve me shqiptarët atje. Bukuritë përrallore të kësaj zone dhe dashuria e banorëve për trevat ku kanë lindur të parët e tyre, për gjuhën dhe Flamurin Kombëtar, besoj do t’i japin në të ardhmen edhe më shumë kuptim ëndrrave të Jeta dhe Elbenita Dacit, e fëmijëve të tjerë të Rozhajës. Të gjithë ne duhet të jetojmë me vështirësitë e realizimit të ëndrrave të këtyre fëmijëve, dhe të gjithë fëmijëve shqiptarë kudo ndodhen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura