Meta nga Brezovica: Bashkëjetesa midis serbëve e shqiptarëve është e admirueshme

Aug 16, 2018 | 9:03
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot një nga fermat ku kultivohen mjedra në vend, dhe sipas tij ato janë më të mirat në botë.

Meta me anë të disa fotove të shpërndara në Facebook, shkruan se ferma ndodhet në Brezovicë, dhe zhvillimi i saj ka ardhur falë mbështetjes së kreut të komunës.

39213618_1887654294614168_2575853910757474304_n

Postimi i plotë

Mirëmëngjes të dashur miq! Kënaqësi të vizitoja fermat ku kultivohen mjedrat më të mira në botë, në komunën e Shterpcës (Brezovicë) dhe një investim bashkëkohor të përpunimit dhe ruajtjes së frutave të pyllit. Vizioni i Bratislavit, Kryetarit të komunës mbështetur tek shpirti punëtor i këtij komuniteti të shkëlqyer ka sjellë ndryshime tepër shpresëdhënëse, duke hapur vende të reja pune dhe të ardhura më të mira për banorët dhe komunën. Shterpca është një komunë model, ku bashkëjetesa midis serbëve e shqiptarëve është e admirueshme dhe solide.

39203621_1887654234614174_6728690400946552832_n 39300723_1887654171280847_7046674618307837952_n 39258895_1887653991280865_8630365451324489728_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura