Meta: Nëse Kushtetuesja ligjëron votimet e 30 qershorit, kjo gjykatë ka rënë

Nov 14, 2019 | 23:07
SHPËRNDAJE

Disa herë siguroi se do të jetë në Presidencë deri në 24 korrik 2022. Presidenti Ilir Meta thekson se zgjidhjen e krizën e shikonte tek zgjedhjet e lira, por sipas tij në kohën kur ai kërkonte dialog askush nga palët nuk e dëgjoi.

34218c6d-c848-464f-837b-d652773d6998

Por çfarë rrezikon vendi, nëse Gjykata Kushtetuese do të vendosë se zgjedhjet e 30 qershorit ishin të ligjshme?

“Nëse Gjykata Kushtetuese do marri një vendim të tillë, atëherë është e qartë se ka rënë Gjykata Kushtetuese. Do të presim shumë vite dhe do të shtohen shumë kushte të tjera për në BE. Të gjithë e dimë se zgjedhjet ishin të paligjshme, e ka konfirmuar raporti i OSBE/ OHDIR, që ka thënë se mos publikimi i dekretit të presidentit në fletoren zyrtare është i paligjshëm. E ka thënë qartë që i vetmi institucion që gjykon dekretin është Gjykata Kushtetuese. Përderisa Gjykata Kushtetuese nuk ishte dekreti ishte në fuqi. Dekreti i presidentit nuk u rrëzua nga asnjë gjykatë, e ka thënë dhe Venecia”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura