Meta në Romë: Duhet ta përshpejtojmë rrugëtimin e integrimit tonë evropian

Apr 20, 2015 | 18:45
SHPËRNDAJE

Kreu i Parlamentit Shqiptar Ilir Meta në fjalën e tij në Konferencën e Kryeparlamentarëve të vendeve të BE-së në Romë, duke folur për tragjedinë më të keqe e emigracionit këtë javë në Mesdhe, kreu i Kuvendit tha se ajo është një këmbanë e tmerrshme alarmi, që duhet të nxisë vendet anëtare të BE-së të forcojnë veprimin e tyre të përbashkët.

Ilir Meta

“Me taktikat e emigracionit të paligjshëm, aktivitetet kriminale të organizuara e ndër-kufitare dhe korrupsionin që po zgjerohen çdo vit, ne në Evropën Jug Lindore, si një zonë tranziti për në korridoret e mëdha evropiane, mendojmë që duhet ta përshpejtojmë rrugëtimin e integrimit tonë evropian. Nga ana tjetër, partnerët tanë të BE-së duhet të sigurohen që ky projekt të mos ngadalësohet dhe ti rezistojë tundimeve ekstremiste”,- tha Meta.

Duke përmendur krizën ekonomike që po kalon hapësira evropiane, Meta ndërsa tha se nuk është një krizë e zakonshme, nënvizoi domosdoshmërinë për forcimin e bashkëpunimit për një të ardhme më të sigurt, “në vend që të tërhiqemi në hapësirat tona të kufizuara”.

“Duke qenë se vij nga një vend që e di shumë mirë sa i dëmshëm mund të jetë izolimi, jemi në pozicionin për të përkrahur ruajtjen e lirisë së lëvizjes dhe për plotësimin e të gjithë projektit evropian, një Evropë ku të integrohen të gjitha rajonet, duke përfshirë dhe të gjitha vendet e Ballkanit”,- tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura