Meta në Hungari vlerëson marrëdhëniet dypalëshe: Çdo 28 Nëntor ne kujtojmë dhe i jemi mirënjohës këtij vendi

Jun 20, 2018 | 18:59
SHPËRNDAJE

Gjatë vizitës zyrtare dhe bisedimeve dypalëshe me Presidentin Janos Ader, Presidenti i Republikës, Ilir Meta theksoi lidhjet e vjetra historike mes dy popujve, të farkëtuara në rrjedhën e shekujve, që e kanë zanafillën në aleancën mes Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Janos Huniadit.

“I jemi mirënjohës Hungarisë për mbështetjen jetike dhënë Shqipërisë për shpalljen e Pavarësisë dhe ekzistencës së kombit shqiptar. Çdo 28 Nëntor ne kujtojmë dhe i jemi mirënjohës këtij vendi dhe kombi për rolin vendimtar ndaj krijimit të shtetit të pavarur shqiptar.” – u shpreh Presidenti Meta.

c63b899f-c982-4d32-ae2c-e77f4b3d03c4

Presidenti i Republikës duke ilustruar bashkëpunimin dhe miqësinë historike mes dy vendeve e popujve vuri gjithashtu në dukje faktin që Mbretëresha shqiptare, Geraldina Apony, e njohur ndryshe si “Trëndafili i Bardhë”, ishte hungareze dhe një figurë mjaft e dashur dhe e vlerësuar nga populli shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura