Meta në Gjirokastër: Qyteti po përjeton ndryshime të mëdha

Apr 26, 2015 | 14:02
SHPËRNDAJE

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, ishte sot në Gjirokastër për çeljen e sezonit turistik veror. I shoqëruar edhe nga ministri Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku Flamur Bime, ata inspektuan disa punime në zonë.

“Gjirokastra po përjeton ndryshime të mëdha; Parku i Viroit, investim i mençur për komunitetin. Presim rritje të numrit të turistëve këtë sezon”,- tha kreu i LSI-se, Ilir Meta.

Ilir Meta dhe kandidatja per kryetare bashkie Zamira Rami, Gjirokaster

Sipas Metës, ky është një projekt me standarte bashkohore i cili e ka kthyer Viroin në një mjedis çlodhës për banoret si dhe një pikë tërheqëse për vizitorët e ndryshëm.

“Është kënaqësi të jem në këtë ambjent kaq të bukur që nuk e kisha vizituar më parë dhe dua të falendoj Bashkinë e Gjirokastrës por edhe qeverinë për mbështetjen që ka dhënë dhe që vahdon të japë në mënyrë që ky park me këtë kompleks të jashtëzakonshëm ambjentesh shlodhëse, argetuese edhe sportive për të gjitha gjeneratat, t’i shërbejë akoma më shumë komunitetit të mrekullueshëm të Gjirokastrës sepse kemi nevojë për hapësira të tilla, kemi nevojë për ambjente të tilla, kemi nevojë që të gëzohemi më shumë dhe mbi të gjitha ti risim fëmijët në ambjenete më të shëndetshme por edhe të moshuarit të kënë mundësi të çlodhen”,- është shprehur Meta gjatë vizitës në Parkun e Viroit.

Mes të tjerash ai ka garantuar edhe vijimin e mbështetjes me fonde në të ardhmen të qytetit të Gjirokastrës aq më tepër në drejtim të nxitjes së turizmit.

Sipas tij janë dhënë mjaft fonde dhe mbështetje për Gjirokastrën pasi ky qytet ka prioritet të jashtëzakonshëm për arsye të gjithë vlerave të jashtëzakonshme kulturore, historike që përfaqëson dhe presim që këtë vit turizmi në Gjirokastër dhe në gjithë Shqipërinë të këtë rritje të jashtëzakonshme dhe investimi në ambjente të tilla i rrit kapacitetet turistike dhe mikpritëse të Gjirokastrës dhe gjirokastritëve, është shprehur ai.

Meta ka qenë i shoqëruar sot në Gjirokastër, nga ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe deputeti i LSI për Gjirokastrën Vangjel Tavo si dhe kandidatja për kryetare bashkie Zamira Rami e kryebashkiaku në detyrë Flamur Bime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura