Meta në Forumin e Liderëve Ndërkombëtarë: Forcim bashkëpunimit me SHBA

Jul 26, 2016 | 15:55
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në kuadër të pjesëmarrjes në Konventën e Partisë Demokratike Amerikane që po zhvillohet këtë javë në Filadelfia të SHBA, mori pjesë në Forumin e Liderëve Ndërkombëtarë të organizuar prej Institutit Demokratik Amerikan NDI.

thumbnail_13662055_1125692960849087_4784660841839833809_o

Gjatë këtij forumi, Meta takoi mes të tjerëve edhe ish-Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, Kryetarin e Parlamentit të Suedisë Urban Ahlin, Kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë David Usupashvili, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, Eurodeputetët Gianni Pittella, Knut Fleckenstein dhe Tanja Fajon, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë politikë nga vende të ndryshme.

thumbnail_13691059_1125692967515753_7628144721470819339_o

Kreu i Kuvendit theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit strategjik me SHBA, në planin bilateral dhe në kuadër të NATO-s, në funksion të mbrojtjes së vlerave të përbashkëta demokratike dhe në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajone të ndryshme të botës, ku SHBA dhe Shqipëria janë aleate besnike.

thumbnail_13691092_1125693057515744_438651887676919691_o

Gjithashtu shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer me Institutin Demokratik Amerikan dhe evidentoi kontributin tepër pozitiv të NDI në forcimin e parametrave demokratikë të Shqipërisë, veçanërisht në drejtim të rritjes së transparencës dhe demokracisë së brendshme të partive politike, thuhet ne njoftimin per shtyp.

thumbnail_13735613_1125692947515755_3031400441038230246_o

Gjatë punimeve të Konventës Demokratike dhe Forumit të NDI ku znj. Madeleine Albright dhe ish Senatori Tom Daschle mbajtën fjalën e hapjes, të ftuarit po ndjekin nga afër procesin e nominimit të kandidatëve zyrtarë të Partisë Demokratike për President dhe Zv. President të Shteteve të Bashkuara si dhe do të njihen me funksionimin e sistemit politik amerikan.

thumbnail_13767119_1125693027515747_5594870791972824228_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura