Meta: Ne e duam Byronë, por pa PD-në nuk e bëjmë dot

Feb 11, 2016 | 11:34
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka konfirmuar votën pro draftit të miratuar nga Qeveria për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ai ka hedhur poshtë të gjithë zërat se kjo forcë politike nuk e do Byronë, duke thënë se 19 votat e kësaj partie do të jenë pro projektligjit në Kuvend.

I pyetur nga mediat lidhur me qëndrimet e dyzuara të shfaqura nga deputetët e LSI-së gjatë daljeve publike, Meta tha se qëndrimin zyrtar të LSI-së e mban ai vetë ose kryetari i grupit parlamentar, Petrit Vasili.

Ilir-Meta

Z. Meta, tani që drafti për Byronë Kombëtare të Hetimit erdhi ën Kuvendin e Shqipërisë, do të jetë Komisioni i Ligjeve që do ta shqyrtojë atë apo do të kaloj në Komisionin e posaçëm për reformën në drejtësi?

Ku të dëshirojë opozita, nëse dëshiron te Komisioni i Ligjeve, atje do ta çojmë. Nëse dëshiron ta kalojë të Komisioni i Reformës në Drejtësi, e çojmë atje apo edhe nëse do te të dyja, do t’ia plotësojmë dëshirën, nuk ka asnjë problem. Madje, nëse opozita do që ta çojmë te Komisioni i Integrimit, përsëri nuk ka problem. Në vullnetin tonë është që t’i krijojmë një përfshirje sa më të plotë opozitës.

Z. Meta, duke iu rikthyer Byrosë Kombëtare të Hetimit, a është drafti i propozuar nga qeveria ai i bazuar nga rekomandimet e Ambasadës Amerikane? Z. Basha ka bërë të ditur se nuk është rënë dakord për këtë draft me opozitën?

Ilir Meta: Duket se Ministrja e Shtetit znj. Felaj dje e ka bërë të qartë, që ky është drafti i dakordësuar. Nga komunikimi që kam pasur edhe me Ministrin e Brendshëm, i cili ka qenë në komunikim të vazhdueshëm për këtë çështje prej më shumë se një viti edhe me partnerët tanë, edhe me Kryeministrin, gjithçka ka qenë i dakordësuar.

Askush nuk është i ndaluar të ndryshojë mendim, por e rëndësishme është që të gjithë të dakordësohemi përfundimisht në mënyrë që kjo agjenci të krijohet sa më shpejt. Kështu që besoj se kjo gjë është e qartë.

Do ta votoni pa opozitën?

Ne pa opozitën mund ta kishim bërë me kohë, por e kemi të vështirë të punojmë pa opozitën, për të mos thënë e kemi të pamundur. Kështu që shpresojmë që opozita të sqarojë edhe një herë tjetër pozicionin e saj dhe e ka këtë mundësi tani që drafti vjen në Kuvend, ta bëjë në komisionet parlamentare.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura