Meta në Berlin: Shfrytëzim mundësive për punësim të ligjshëm të shqiptarëve

Dec 1, 2015 | 12:23
SHPËRNDAJE

Gjatë qëndrimit në Gjermani, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit në një takim nga Kryetari i Komisionit të Çështjeve të Brendshme në Bundestag, Ansgar Heveling.

metaMes të tjerash ata u ndalën edhe në çështjen e refugjatëve. Meta vlerësoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes agjencive të zbatimit të ligjit mes dy vendeve dhe theksoi se asistenca dhe mbështetja e Gjermanisë në këtë drejtim është tepër e rëndësishme.

Ai njohu Heveling me masat e marra nga Shqipëria për kufizimin e fenomenit të azilkërkuesve dhe theksoi se duhen shfrytëzuar të gjitha mundësitë për punësim të ligjshëm në Gjermani të qytetarëve shqiptarë.

Heveling vlerësoi hapat e ndërmarra nga Shqipëria në fushën e reformave, veçanërisht atë të drejtësisë, si dhe bashkëpunimin shumë të mirë mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve.

Kryetari i Komisionit të Çështjeve të Brendshme në Bundestag theksoi se kriza e refugjateve, veçanërisht fluksi i lartë i tyre nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme përfaqëson një sfidë të rëndësishme që kërkon angazhim, solidaritet dhe përpjekje të përbashkëta për përballimin e saj.

“Kjo krizë, është edhe një mundësi më shumë për të treguar se jemi pranë njëri-tjetrit dhe për të rritur bashkëpunimin, pasi Bashkimi Evropian dhe partnerët e tij, përfshirë vendet e Ballkanit, duhet të veprojnë në mënyrë të koordinuar me njëri-tjetrin, duke ndarë përgjegjësitë dhe barrën e kësaj krize”- tha Heveling.

Meta në Berlin: Kemi punuar shumë për reformën në drejtësi, tani të hapim negociatat

Në vijim të vizitës së punës në Berlin, kreu i Kuvendit Ilir Meta u takua me deputetin e CDU/CSU dhe njëkohësisht zëdhënës për politikën e jashtme të CSU-së, Florian Hahn, me të cilin diskutoi mbi bashkëpunimin me Landin e Bavarisë, rritjen e shkëmbimeve midis dy vendeve dhe nxitjen e investimeve, veçanërisht atyre bavareze.

Meta takon Jorg Asmussen

Meta theksoi se reformat e rëndësishme që Shqipëria ka ndërmarrë, dhe veçanërisht reforma në drejtësi, do të krijojnë një klimë më të mirë për investimet e huaja dhe se Shqipëria ofron mundësi të mëdha për investitorët e huaj.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit të tij në Berlin, Meta u takua edhe me Sekretarin e shtetit në Ministrinë Federale të Punës dhe Çështjeve sociale, Jörg Asmussen, me të cilin diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit profesional dhe në veçanti mbi mundësitë e punësimit të ligjshëm në Gjermani.

“Çështja kyçe tani mbetet reforma ne drejtësi si një kusht për hapjen e negociatave me BE. Për këtë është bërë punë e madhe, edhe nga ekspertët e Bashkimit Evropian dhe aktualisht jemi në momentin kur një draft propozimesh për ndryshime kushtetuese i është dërguar Komisionit të Venecias. Mendoj se ky do të jetë një moment i rëndësishëm për Bashkimin Evropian për të nxitur hapjen e negociatave me Shqipërisë”, – tha ndër të tjera Meta në takimet e tij në Berlin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura