Meta ndan foto nga Iftari i parë në nisjen e muajit të Ramazanit: Agjërim të lehtë, lumturi në çdo familje shqiptare

Mar 23, 2023 | 19:25
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit ku ka ndarë disa foto nga Iftari i parë i shtruar nga Komiteti Mysliman i Shqipërisë.

metaa 3

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta uron shëndet dhe lumturi në çdo familje shqiptare në nisje të këtij muaji të shenjtë.

Postimi i plotë:

Kënaqësi e veçantë të bashkohesha sot në Iftarin e parë të shtruar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, me nisjen e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit.

Vëllezër e motra shqiptarë kudo ku ndodheni, ju uroj nga zemra agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Sjelltë ky Muaj i Shenjtë bekime, shëndet dhe lumturi në çdo familje shqiptare!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura