Meta me kryeministrin Rasmussen: Nga Danimarka ke gjithmonë për të mësuar, dëgjova fjalët më të mira…

Nov 11, 2018 | 18:28
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë qëndrimi në Francë me ftesë të Presidentit Emanuel Macron, ka pasur disa takime ehde me krerë të lartë shtetesh nga Europa.

Meta gjatë takimit me kryeministrin e Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen, në një reagim në Facebook, shkruan se ishte i lumtur të dëgjonte prej tij fjalët më të mira për oponentët e tij kryesorë, të cilët janë ndër miqtë e tij më të mirë por edhe të Shqipërisë. “Nga Danimarka ke gjithmonë për të mësuar”, shprehet kreu i shtetit ndër të tjera.

“Bisedë e përzemërt me Lars Løkke Rasmussen, Kryeministrin e Danimarkës, këtij vendi model të demokracisë e të drejtave të njeriut. Kënaqësi të bisedonim për të ardhmen e marrëdhënieve tona. I lumtur të dëgjoja prej tij fjalët më të mira për oponentët e tij kryesorë, të cilët janë ndër miqtë e mi më të mirë por edhe të Shqipërisë. Nga Danimarka ke gjithmonë për të mësuar”, ka shkruar Presidenti Meta.

45676875_2000258336687096_2681885069768916992_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura