Meta me kreun e NDI: Fatmirësisht, ka ende institucione që mbeten të përkushtuara për forcimin e zërit publik

Nov 19, 2018 | 18:41
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta është takuar me Drejtorin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) për Europën Qendrore e Lindore, Robert Benjamin.

meta

 

Në një postim në Facebook këtë të hënë, kreu i shtetit publikon një fotografi nga takimi dhe një mesazh.

“Pata kënaqësinë të takohesha me Drejtorin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) për Europën Qendrore e Lindore, Robert Benjamin. Fatmirësisht ka ende institucione si NDI që mbeten të përkushtuara për forcimin e zërit publik si shërbim ndaj demokracisë dhe shtetit ligjor”, shkruhet në faqen e Presidenti Meta në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura