Kandidatët e 61 bashkive, Meta mbledh ministrat dhe deputetët në zyrën e tij. Ja zonat që ndajnë PS dhe LSI

Mar 4, 2015 | 12:56
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Përzgjedhja e kandidatëve në garë për bashkitë e vendit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit ka qenë në qendër të takimit të sotëm të kreut të LSI-së, Ilir Meta me ministrat dhe deputetet e partisë.

Ilir Meta dhe ministri Naco

Takimi është mbajtur në mesditë në zyrën e Metës dhe mësohet se ka zgjatur për rreth 50 minuta. Pas takimit, nuk është dhënë ndonjë deklaratë zyrtare rreth asaj për të cilën është diskutuar, por burime për “Panorama Online” bëjnë me dije se zgjedhjet vendore kanë qenë kryetema e takimit.

Vlen të kujtojmë se gjatë negociatave të deritanishme mes LSI-së dhe PS-së, Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë tre bashki të mëdha, Beratin, Lezhën e Kukësin, në të cilat do të dalë me kandiadatët e saj në garën për vendoret. 

Bashkitë e LSI

BERAT
LEZHË
KUKËS
GJIROKASTËR
POGRADEC
SKRAPAR
KUCOVË
PATOS
MEMALIAJ
KRUJË
CËRRIK
PUKË
BULQIZË
VAIU I DEJËS
DELVINË
SELENICË
VORË
PËRRENJAS

BASHKITË E PS

MALËSI E MADHE
SHKODËR
TROPOJË
HAS
FUSHË-ARRËZ
KLOS
KURBIN
MAT
MIRDITË
DURRËS
SHIJAK
TIRANË
KAMZË
KAVAJË
ELBASAN
PEQIN
LIBRAZHD
GRAMSH
BELSH
DIVJAKË
URA VAJGURORE
POLICAN
FIER
MALLAKASTËR
ROSKOVEC
TEPELENË
PËRMET
KËLCYRË
KORCË
DEVOLL
MALIQ
KOLONJË
LIBOHOVË
VLORË
HIMARË
SARANDË

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura