Meta letër kreut të Komisionit të Venecias: Reforma do jetë cilësore

Dec 24, 2015 | 15:31
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar një letër falënderimi presidentit të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio për angazhimin e institucionit që drejton për reformën në drejtësisë në Shqipëri. Meta shprehet në letër se rekomandimet e Komisionit të Venecias do të jenë udhërrëfyes për ndryshimet kushtetuese dhe ligjet në drejtësi.

ilir-meta-konference

“Më lejoni t’Ju shpreh mirënjohjen time të thellë për bashkëpunimin e deritanishëm të Kuvendit të Shqipërisë me Komisionin e Venecias për Reformën e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri”, shprehet Meta.

Duke vlerësuar gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të dhënë ndihmën e tij për Shqipërisë, Meta thekson se reforma në drejtësi do të jetë cilësore dhe që do t’u përgjigjet nevojës që ka shoqëria shqiptare për reformimin e sistemit të drejtësisë.

Letra e Metës për
Letra e Metës për Gianni Buquicchio

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura