Meta kujton takimin me Fatos Arapin: Isha student 20 vjeçar, kur…

Oct 11, 2018 | 11:26
SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shprehur sot ngushellimet per familjaret, miqte dhe lexuesit per ndarjen nga jeta te shkrimtarit te njohur, Fatos Arapi.

Ilir-Meta-1-470x314

Teksa e quan vepren e tij te pasur dhe kontributin e tij te jashtëzakonshëm e unikal në letërsinë shqipe, Meta kujton nje nga takimet e paharrueshme me poetin.

Ngushellimi i Metës

Me hidhërim të thellë e mësova lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të poetit, shkrimtarit e përkthyesit Fatos Arapi.
Vepra e tij e pasur dhe kontributi i jashtëzakonshëm, do të mbeten unikale në letërsinë shqipe, si dëshmi e një individualiteti me kontribute të vyera!
I veçantë dhe i paharruar do të mbetet për mua takimi me të, kur student 20-vjeçar, e ftova për një bisedë me një grup studentësh të Fakultetit të Ekonomisë.
Thjeshtësia, modestia dhe mirësia e tij në komunikim, na la mbresa të veçanta të gjithëve dhe e bëri figurën e tij edhe më shumë të dashur për të gjithë ne.
Këto cilësi i jepnin një vend e një dimension të veçantë në raportet njerëzore e shoqërore, pasi vepra e tij fliste vetë.
Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij njeriu të veçantë, i përcjell ngushëllimet më të thella të gjithë familjarëve dhe të afërmëve të tij e njëkohësisht gjithë miqve, bashkëpunëtorëve, kolegëve dhe lexuesve të të paharruarit Fatos Arapi.
U prehtë në paqe!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura