Meta ktheu ligjin për Teatrin, Lubonja: Kostoja politike është shumë e madhe, zullumi po trashet

Jul 30, 2018 | 17:22
SHPËRNDAJE

“Do ishte kulmi sikur dhe presidenti dhe juristet e tij te mbyllnin syte e te kalonin nje ligj te tille”. Keshtu e ka komentuar sot ne studion e News 24, analisti i njohur Fatos Lubonja dekretin e Presidentit Ilir Meta qe e ktheu ne Kuvend ligjin per Teatrin, qe ishte votuar vetem nga mazhoranca.

lubonja

Por sa ndikon ky veprim tek mazhoranca, pasi kryebashkiaku Erion Veliaj ka thene se ky veprim i vonon vetëm 40 ditë?

Lubonja: Kjo temë është e gjërë, sikur të ishim një vend normal ku do kishim sic ka gjithë bota institute të besueshme sa është ngritur sa është ulur, si Macroni, kjo do ishte gjëja më normale, në vend të kasaj kemi ndërtuar luftën, propagandën dhe blerjen e njerëzve dhe në këtë aspekt, gjykoj se kostoja është aty, po shtohet zullumi, po trashet shumë. Padyshim kur i hipën kalit mbrapsht e mendon se po ecën para ndoshta mund të mos e shohësh këtë. Kur mendon se i kompenson gjërat me para, me blerje, me presion e me blerje vote mund të të duket vetja okej, kostoja politike e teatrit është goxha e madhe, është simbolikë, ka një përfshirje edhe ndërkombëtare, është një skaner i mënyrës se si qeveris Rama dhe shokët e tij.

Si ju duket peticioni që është firmosur nga dhjetra artistë?

Lubonja: Ndrenika e tha vetë, përdori bukën e gojës, përpara kur ishte kundra, keshtuqe një shpjegim ishte kjo edhe këta qe kanë firmosur kanë gjetur një alibi thonë që asnjë cm nuk do i merret teatrit, domethene nja 5 mijë metra katrorë do e kemi teatër të ri me lulishte, po mirë po Fusha ku do i nxjerrë lekët? Atëherë ndoshta kemi të bëjmë me një mashtrim. Tjetra është nese sdo e bëjë dot Fusha se ska interes, që kërkojnë edhe këta aktorët që thonë duan teater e s’reagojnë fare që po vidhet prona publike, si qytetar duhet të reagojnë, pra nëse se bën Fusha, do e bëjë shteti, pyetja është kaq i pasur është ky shteti ynë? Jemi në arsyetime shumë të thjeshta që demaskojnë qëllime të mbrapshta, mashtrimi që janë bërë metodë qeverisje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura