Meta: Kriminelët para drejtësisë që të mos vrasin më

Oct 4, 2015 | 13:13
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka kërkuar angazhim të të gjithë qytearëve për të çuar para drejtësisë kriminelët në mënyrë që të mos përsëriten raste si ai i mbrëmshmi ku humbi jetën shefi i RENEA-s, Simon Gjeta.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta

“Lufta pa kompromis me kriminelët dhe shkelësit e ligjit ka heronjtë e saj dhe i tillë ishte dhe Simon Gjeta. Kjo luftë do të vazhdojë dhe shteti do të triumfojë përballë të keqes për t’i garantuar qytetarëve rendin publik dhe qetësinë në familjet e tyre”, deklaroi kreu i Kuvendit.

Sipas tij “Duhet të angazhohemi të gjithë për t’i prerë rrugën të keqes dhe është detyra jonë kryesore të çojmë përpara drejtësisë të gjithë kriminelët dhe shkelësit e ligjit që ngjarje të tilla të mos përsëriten më”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura