Meta: Kosova nevojë imediate për konsensus politik në dialogun me Serbinë

Sep 12, 2018 | 15:25
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim delegacionin e Kosovës të kryesuar nga Kryetari i Parlamentit Kadri Veseli ku bënin pjesë Z/Kryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

41522460_1923573967688867_5182981213563912192_n

Presidenti Meta theksoi se: “Kosova ka nevojë imediate për konsensus politik të brendshëm dhe gjithëpërfshirje në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë”.

Meta nënvizoi se: “situata kërkon që shumica qeverisëse të krijoj një klimë më gjithëpërfshirëse në raport me opozitën, por edhe  opozita duhet të marrë përgjegjësitë e veta ne këtë moment historik”.

41658995_1923573834355547_3974928830140776448_n

“Në këtë proces të rëndësishëm kërkohet bashkëpunim shumë më i ngushtë me partneret tanë strategjike te angazhuar për stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen europiane të rajonit”, theksoi Presidenti Ilir Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura