Meta ka refuzuar propozimin e Ramës për shefin e SHISH? Ja e vërteta

Dec 18, 2017 | 14:26
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka ende në tryezën e tij propozimin e kryeministrit Edi Rama për të dekretuar Helidon Bendon në pozicionin e shefit të shërbimit informativ shtetëror.

Por gjatë ditës së sotme u raportoi se Meta nuk e ka dekretuar emrin e Bendos si pasardhës te Visho Ajazi Likës, i cili do të shkojë ambasador në Nato.

shish

Panorama u interesua pranë kabinetit të Presidentit dhe mësoi se kreu i shtetit nuk ka afat të përcaktuar për të vendosur nëse do e dekretojë apo jo emrin e Bendos.

Një burim afër Presidentit tha se kreu i shtetit nuk ka ende vendim lidhur me ketë çështje.

Ndërkohë sot në presidence është zhvilluar ceremonia e dekorimit të Visho Ajazi Likës me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura