Meta i hap rrugën Lleshit për t’u bërë ministër, dekreton nxjerrjen në lirim si Gjeneral

Nov 16, 2018 | 15:20
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin e Sandër Lleshit nga grada Gjenal. Kërkesa për lirimin e Lleshit, ka ardhur vetë nga ky i fundit , i cili kërkonte që të mos ishte më pjesë e ushtrisë që ti hapej rruga për emërimin në postimin Ministrit të Brendshëm.

ilir-meta-sander-lleshi-edi-rama

DEKRETI I METËS

Presidenti Meta dekreton nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade Sandër Lleshaj

DEKRET PËR NXJERRJEN NË LIRIM TË OFICERIT ME GRADË MADHORE

Në mbështetje të nenit 93, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, shkronja “g”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 26 pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes nr. 8210/1 prot., datë 15.11.2018,

D e k r e t o j

Neni 1

Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshaj, nxirret në lirim.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit 10955

Tiranë, më 16.11.2018

KËRKESA E LLESHIT PËR METËN

“Kam vendosur heqjen dorë nga karriera ime ushtarake”

Gjeneral Sandër Lleshi ka hequr dorë nga karriera ushtarake. Në një letër të drejtuar Presidentit Meta, Lleshi shkruan se për të zgjidhur ngërçin e krijuar për emërimin e tij si ministër të Brendshëm, heq dorë nga karriera ushtarake dhe kërkuar anulimin e vendimit të gjykatës në favor të tij.

“Me devotshmërinë dhe përgjegjësi ligjore e qytetare pranova propozimin Kryeministrit për të mbajtur detyrën e ministrit të Brendshëm, me të gjitha vështirësitë dhe angazhimin profesional që mbart ky funksion, sidomos në këtë moment historik.

Me pranimin e këtij pozicioni, i cili lidhet në mënyrë të pandashme me mosushtrimin e funk- sionit të ushtarakut, unë kam vendosur edhe heqjen dorë nga karriera ime ushtarake, pavarësisht nga mundësia që vendimi i gjykatës më ka dhënë. Konsideroj se zgjidhja e ngërçit kushtetues dhe emërimi me sukses i ministrit të Brendshëm, pavarësisht emrit të përveçëm të ministrit, është në interes madhor politik që prevalon mbi interesat e mia individuale.

Me këtë përgjegjshmëri, deklaroj me anë kësaj letre se, në cilësinë e gjyqfituesit me institucionin që ju drejtoni dhe me Ministrinë e Mbrojtjes, heq dorë plotësisht nga të gjitha të drejtat që butojnë nga zbatimi i vendimit nr.5137, datë 7.12.2017 i Gjykatës Administrative të Apelit. Një njoftim të njëjtë zyrtar ia kam dërguar edhe Ministrisë së Mbrojtjes në cilësinë e palës në gjykim, që në bazë të shkronjës “b” të nenit 616 të Kodit të Procedurës Civile, të pushojë ekzekutimin e vendimit nr.2265, datë 23.5.2018, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ndryshuar me ven- dimin nr.5137, datë 7.12.2017 të Gjykatës Administrative të Apelit”,- ka shkruar Lleshaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura