Meta flet për negociatat me Greqinë, tregon kush është vija e kuqe

Feb 20, 2018 | 21:19
SHPËRNDAJE

Kreu i Shtetit Ilir Meta në një deklaratë për shtyp ka dhënë përgjigjen për plotfuqinë qe i ka kerkuar ministri i Jashtem Ditmir Bushati per negociatat me Greqine, e cila sipas Metes eshte më e debatueshmja gjatë dekadës së fundit.

Meta ka kujtuar vendimin e Gjykates Kushtetuese te vitit 2010, dhe tha se kjo eshte vija e kuqe per te gjithe.

meta

“Duke nënvizuar rëndësinë e jashtezakonshme te forcimit të marrëdhenieve me të gjithë fqinjët në përgjithësi dhe me Greqinë në veçanti, jo vetëm me detyrën aktuale si President, por edhe me detyrat e mëparshme, shpreh angazhimin tim për një zgjidhje të drejtë të qendrueshme dhe përfundimtare të kesaj cështj. Është e domosdoshme të ketë transparencë të plotë të të gjithë procesit nga të gjitha institucionet e shtetit, në respekt të Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010”, tha Meta.

“Dua të nënvizoj se sjellja dhe kontributi i Presidentit të Republikës ndaj kësaj çështje do jetë i bazuar vetëm mbi respektimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese që ka përcaktuar rolin e Presidentit për marrëveshjet ndërkombëtare dhe specifikisht mbi përcaktimin e hapësirave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë”.

Meta pas diskutimeve qe ka pasur me ish presidentë dhe përfaqesues te opozites, tha se kjo e fundit kerkon qe kjo ceshtje “duhet të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare me diskutimin midis palëve”.

E kjo sipas Metes, “është një opsion, një mundësi”.

“Ndërkohë sikur jeni në dijeni, qeveria ka synuar dhe synon që kjo çështje të zgjidhet sërish përmes negociatave. Duke respektuar qëndrimin e opozitës, respektoj qëndrimin dhe inciativën e Qeverisë por duhet të theksoj se për këtë cështje ka një vendim të posaçëm të Gjykatës Kushetuese, është një vijë e kuqe për të gjithë duke nisur nga Presidenti”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura