Meta flet pas takimit me Idrizin: Ishte drekë miqësore. Me Ramën, në harmoni të plotë

Oct 8, 2015 | 17:07
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ka përfunduar takimi mes kreut të Kuvendit dhe zv/kryetarit, Shpëtim Idrizi. Dy parlamentarët ishin takuar në një restorant në Tiranë, por nuk i kanë shpëtuar vëmendjes së kamerave. 

Pas takimit, Meta foli edhe për mediat, duke thënë se me Shpëtim Idrizin kishte konsumuar vetëm një drekë mes miqsh.

I pyetur për çështjen e Frrokut, i cili pretendon se shtyrja e afatit për hetimet ndaj tij është i paligjshëm. Meta tha se nuk kishte dijeni për çështjen e Frrokun, ndaj nuk mund të jepte një mendim për të.  

Ai gjithashtu foli edhe për zërat e një krisjeje të marrëdhënieve mes tij dhe shefit të qeverisë. “Me Ramën jemi në harmoni të plotë. Nuk kemi asnjë krisje të marrëdhënieve”, tha Meta. 

Po kështu, për takimin foli edhe Shpëtim Idrizi, i cili theksoi se vëmendja tashmë është te ndeshja kualifikuese mes Shqipërisë dhe Serbisë. 

Meta, drekë me Idrizin

Kreu i Kuvendit Ilir Meta pas seancës plenare të sotme duket se drekën e ka ndarë me nënkryetarin e Kuvendit Shpëtim Idrizi. Ata janë parë duke drekuar në një restorant në Tiranë.

meta-idrizi

Takimit i është bashkuar edhe depueti i PDIU për Elbasanin, Aqif Rakipi. Por rreth orës 15:45 është parë se iu është bashkuar edhe ministri i Drejtesisë Nasip Naço.

Ky takim është i dyti brenda pak ditëve, ndërsa vjen një ditë pasi u mësua se PDIU u fut në qeveri dhe mori postin e zv/ministrit të Jashtëm.  

Kryeministri Edi Rama ka firmosur emërimin e Halil Hysenit në postin e zv.ministrit të Punëve të Jashtme. Vendimi u bë publik pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave pasditen e djeshme.

Takimi i parë mes tyre disa kohë më parë, u zhvilluar pas letrës së Spartak Brahos për krerët e shtetit ku ai flet për një skenar të Tom Doshit dhe Dritan Priftit për të destabilizuar vendin.

Me këtë vendim Rama duket se ka ‘shuar’ zërat nga PDIU për ndryshime në qeveri. Shpetim Idrizi ishte i pari qe pak jave me pare foli ne nje interviste per Gazeten Panorama per zgjedhje te parakohshme. 

“Unë besoj e theksoj se duhet një marrëveshje e re mes të gjithëve ne shqiptarëve, qofshim qytetarë dhe politikanë. Nëse kjo marrëveshje e re kërkon emra, fytyra, stil, përmbajtje dhe frymë të re në qeverisje, atëherë pse jo? Unë jam mirëbesues se Kryeministri Edi Rama e ka të gjithë brendinë e tij politike, intelektuale, shtetërore dhe njerëzore në mbrojtje të këtij parimi madhor, pra, në dëgjimin e zërit të qytetarëve”, deklaroi Idrizi. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura