“Meta është në hall, po kërkon një komardare”/ Rama ironizon Presidentin pas deklaratave për përmbytjet, për simbolet e PS në maskë thotë që…

Jan 15, 2021 | 13:15
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot me deklaratat e Presidentit Ilir Meta për situatën e krijuar në vend nga përmbytjet ditët e fundit, ku i ka kërkuar Qeverisë të ndihmojë konkretisht banorët e prekur dhe jo të bëjë propagandë.

I pyetur nga gazetarët në konferencën e sotme për mediat, shefi i Qeverisë tha se Presidenti Meta “është në hall dhe sa herë shikon ujë shkon për të gjetur komardaren”.

“Sa i përket presidentit Meta, presidenti Meta është në hall, s’kam asgjë për t’i thënë, është në kërkim të një komerdareje e kudo ku shef ujë shkon për të gjetur komerdaren, kështu që nuk e ndihmoj dot, unë atij”.

Rama u pyet edhe nëse do të vijojë të mbajë maskën me simbolet e PS, gjë që sipas Kodit Zgjedhor është e ndaluar 4 muaj para zgjedhjeve dhe 24 dhjetori ka qenë afati i fundit i aktiviteteve elektorale.

Përgjigja e Ramës nëse do të reflektojë për këtë, ishte se gërmat PS në maskën e tij dikush i lexon si të partisë, por për të janë gërma të dashura, që jo domosdoshmërisht lidhen me subjektin politik.

“Kjo është maska ime nuk është logo e PS, janë gërma e lule të dashura për mua e yje që janë po ashtu pjesë e figurave që më intrigojnë kështu që lexojeni si të doni
janë dy gërma që dikush i lexon PS, dikush i lexon ndryshe”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura