Meta e shpalli ‘non grata’ në Presidencë, Kryemadhi: Borchardt mund të kishte kandiduar për në Kushtetuese. Kush i ngre gishtin shqiptarëve…

Nov 18, 2019 | 16:34
SHPËRNDAJE

“Kush fyen shqiptarët ta marri mbrapsht atë”, kështu tha kryetarja e LSI-së, Monika, pasi Presidenti Ilir Meta e shpalli ‘non grata’ në Presidencë ambasadorin e OSBE, Bernd Borchardt.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, në selinë  e LSI-së, Kryemadhi tha me ironi se Borchard mund të kishte kandiduar për Gjykatën Kushtetuese.

kryemadhi

Borchard mund të kishte kandiduar për Gjykatën Kushtetuese. Ëngjëll Agaçi mund ta kandidonte dhe mund të kishte qenë edhe në vakancat e Kuvendit. Edhe pse Kuvendi i kishte votat priti afatin e fundit për të miratuar emrat. Për gishtin e mesit ta marri mbrapsht, çdokush që fyen shqiptarët. Këta janë individë që fyejnë shqiptarët, integritetin e shqiptarëve. Këta individë marrin përsipër që të bëjnë një fyerje të tillë. Çdo njeri ka mënyrën e vet për të shprehur protestën. Si diplomat mund të bënte ankesë me shkrim në ministrinë e Jashtme”, tha Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura