Meta e konfirmon: Të enjten mblidhet Parlamenti për 7 ligjet e reformës

Jul 26, 2016 | 18:25
SHPËRNDAJE

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka konfirmuar sot se Parlamenti do të mblidhet që këtë të enjte për të miratuar 7 ligjet që reforma në drejtësi të nisë të funksionojë.

Meta-Konsensus

I pyetur nga gazetari i Zërit të Amerikës, Meta u përgjigj:

“Patjetër, ne do fillojmë me këtë projektligj, kam fol edhe me Bashën, me ambasadorin e BE në Shqipëri, kam siguruar zotin Hahn që kjo frymë konsensusi të vazhdojë besoj se kjo është plotësisht e mundur të mësojmë nga kjo reformë edhe nga gabimet që kemi bërë në minutën e fundit”.

Mbledhja e parlamentit do bëhet para se të fillojë sezoni në shtator?

Në çdo moment që ne do ta vlerësojmë të rëndësishme, që do e vlerësojmë të nevojshme, unë, Basha, Rama dhe dy ambasadorët, në cdo sekondë, s’ka gjë më të rëndësishme për Shqipërinë dhe s’ka si të ketë për deputetët e këtij parlamenti

Parlamenti do mblidhet këtë javë?

Asnjë pamundësi praktike s’ka, do respektohen proceduat kushtetuese, anëtarët e komisionit të posacëm i ftoj të nisin punën, t’i hapet rruga OMN, dhe më pas ligjet për Prokurorinë Speciale dhe Gjykatën Speciale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura