Meta dekretoi Xhaferllarin, Spiropali: Iu kundërvu Reformës në Drejtësi dhe SHBA e BE

Nov 13, 2019 | 17:52
SHPËRNDAJE

Ministrja Elisa Spiropali, tha se Presidenti Meta iu kundërvu Reformës në Drejtësi dhe Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Europian, pas dekretimit të Marsida Xhaferllarit, si gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese.

Me një shënim në facebook, Spiropali shkruan se konsideron veprimin e Presidentit kudnërvënie brutale “ndaj prioritetit themelor të vendit, drejtësisë”.

elisa spiropali

Postimi i plotë:

Edhe njëherë Ilir Meta iu kundërvu Reformës në Drejtësi dhe Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Europian, duke dekretuar kundër ligjit dhe kundër qëndrimit të tyre, me zero legjitimitet kushtetues e ligjor, një gjykatëse mbrapa liste.

Edhe njëherë kundërvënia brutale e Ilir Metës ndaj prioritetit themelor të vendit, drejtësisë, na bën të ndjehemi keq për Presidentin e Republikës. Edhe njëherë, Ilir Meta dha një shembull spektakolar për ta kuptuar kush ende nuk e ka kuptuar, se Reforma në Drejtësi ndan thellë e qartë shumicën qeverisëse dhe parlamentin e vendit, nga fronti i atyre që me në krye Ilir Metën, i bashkon kundër nesh Frika nga Drejtesia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura