Meta apel kompanive gjermane për investime në Shqipëri: Kemi klimë më të sigurtë juridike

Nov 29, 2015 | 14:13
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta në Gjermani ka takuar pasur takime edhe me komisionet parlamentare të çështjeve evropiane e ndërkombëtare dhe komisionit të ekonomisë së Landit të Westfalisë së Renit të Veriut, ku është diskutuar për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, situata e sigurisë në rajon dhe Evropë, kriza e refugjatëve dhe fushat e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Landit të Westfalisë së Renit të Veriut, veçanërisht në fushën e teknologjisë, energjisë dhe arsimit profesional.

DSC09394

Meta theksoi se reformat që Shqipëria ka ndërmarrë, veçanërisht reforma në drejtësi, do të krijojnë një klimë më të sigurt juridike për investimet e huaja dhe ftoi kompanitë e Landit të investojnë në Shqipëri, si një vend që ofron mundësi të mëdha.

Kryetari komisionit për çështjet evropiane dhe ndërkombëtare në Parlamentin e Landit të Westfalisë së Renit të Veriut, z. Nicolaus Kern në një prononcim për mediat pas takimit tha se Shqipëria ofron mundësi të mëdha për investitorët,sidomos në sektorin energjetik, thuhet në njoftimin për shtyp të LSI-së.

DSC09384

“Natyrisht Shqipëria është një vend i bukur dhe ofron mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit, por punët janë me perspektiva..Ne kemi shumë kompani që janë ndër më të mirat sa i përket sektorit energjetik dhe dëshirojmë një bashkëpunim të Shqipërisë me këto kompani në të ardhmen”, – tha Nicolaus Kern, i cili u shpreh i gatshëm për të vizituar Shqipërinë vitin e ardhshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura