Mësymja pa vendim gjykate në Prestige Resort/ Drejtoresha Juridike e ‘Hysenbelliu Group’ në Panorama TV: Skeptike për drejtësinë që mund të jepet, pikëpyetje të mëdha rreth…

Mar 23, 2023 | 9:48
SHPËRNDAJE

Drejtoresha Juridike e Hysenbelliu Group, Folitjona Puravelli në një intervistë për Panorama e Mëngjesit në Panorama TV ka deklaruar se në të gjitha rastet e mësymjeve të paligjshme të qeverisë dhe institucioneve të urdhëruara prej saj në bizneset e Hysenbelliu Group, këta të fundit kanë ndjekur rrugën ligjore që është në proces.

Në tërësi Hyusenbelliu Group ka ndjekur vetëm procedurat ligjiore, në të gjitha mësymjet ne nuk kemi bërë rezistencë e vetëgjyqësi kemi ndjekur vetëm procedurat ligjore. Kemi proceduar me kërkesë padi në Gjykatën Administrstive të Tiranës me kallëzime penale në prokurori qoftë të Kavajës dhe Tiranës që janë procedime të gjitha në ecuri e sipër“, u shpreh ajo.

Pyetje: A ka gjë të sigurtë në këtë proces, kur duhet të përballemi me këtë drejtësi që vepron në kushtet e arbitraritetit?

Folitjona Puravelli: Skepticizmi im personal edhe në tërësi i gjithë grupit ligjor që po ndjek cështjen mbështetur dhe nga studiot ligjore që kemi kontraktuar, kemi qenë skeptik për drejtësinë që mund të japin gjykatat shqiptare për këtë proces.

Sistemi i vetingut që presupozohet të bënte një spastrim nga gjyqtarët që nuk respektojnë ligjin po duket që po cedon.

Ata gjyqtarë që janë aktualisht janë lehtësisht të menaxhueshëm nga strukturat që kanë bërë të mundur kalimin e tyre të vetingut ose që janë në proces vlerësimi për vetingun.

Në momentin që është i politiziar dhe ky proces ngre pikëpyetje të mëdha rreth pastërtisë së këtij procesi në thelb.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura