Mesut Ozil dhe ish-Missi turk bëhen prindër për herë të parë. Amine sjell në jetë vajzën, ja si ia kanë vendosur emrin

Mar 31, 2020 | 12:00
SHPËRNDAJE

Mesut Ozil është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e yllit të Arsenal, Amine solli në jetë një vajzë të pagëzuar me emrin Eda.

Ish-Missi i Turqisë lindi një vogëlushe të shëndetshme.

Lajmi u konfirmua nga futbollisti në mediat sociale ku shkroi: “Falë Zotit vajza jonë Eda lindi e shëndetshme.”

Postimin e shoqëroi me një foto ku shihet duke puthur bashkëshorten në ballë ndërsa të dy mbajnë vajzën në krahë.

Ozil aktualisht është i izoluar së bashku me pjesën tjetër të vendit për shkak të koronavirusit.

Por ardhja në jetë e fëmijës së parë duket se i ka sjellë lumturi të pamasë futbollistit në këtë periudhë të vështirë.

Nuk dihet ende kur ka lindur vajza, pasi Mesut nuk dha detaje të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura