Mësuesja keqtrajton nxënësit e shkollës 9-vjeçare: Mos fol, jam me nerva

May 30, 2016 | 21:22
SHPËRNDAJE

“Fiks Fare” ka denoncuar rastin e një mësuesve në shkollën 9-vjeçare “Konferenca e Pezës” në Tiranë. Nga pamjet e publikuara shihet mësuesja Filloreta Dervishi ushtron dhunë verbale dhe psikologjike ndaj fëmijëve.

Në një nga klasat e para të kësaj shkolle, merr dije dhe një 10-vjeçar me elemente autizmi. Filloreta Dervishi e mënjanon dhe e shpërfill, në vend që të përpiqet ta përfshijë këtë fëmijë në mësim dhe në aktivitetet e tjera të klasës.

Gjithëpërfshirja në proçesin mësimor ka në bazë të gjithë fëmijët me probleme që duhet të përfshihen në proçesin mësimor edukativ si bashkëmoshatarët e tyre.

Në vitin 2014 Ministria e Arsimit filloi të fusë në sistemin arsimor mësuesit ndihmës nëpër klasa , që sot arrijnë numrin rreth 140. Numër ky, që nuk e mbulon dot kërkesën për nxënësit autikë. Kështu që fëmijët me autizëm frekuentojnë shkollat publike , por nuk kanë mësues të posaçëm për kujdesin dhe edukimin e tyre.sdfsdfsd

Në rastin e trajtuar mbrëmjen e sotme, në mungesë të mësueses ndihmëse në klasë me fëmijën qëndron e ëma. Ajo ka lënë punën dhe i është përkushtuar tërësisht të birit . Mësuesja e tij Filloreta Dervishi nuk përpiqet ta aktivizojë aspak fëmijën, madje ajo e largon edhe nga grupi i provave për festën e abetares. Nga pamjet e filmuara në Fiks Fare shfaqet qartë se mësuesja Filloreta Dervishi shfaq elemente dhune me të gjithë fëmijët e klasës.

Ajo ju flet me tone të larta të gjithë nxënësve dhe i godet me çok në kokë. Kur nxënësit e klasës së parë i bëjnë pyetje mësueses së tyre, Filloreta Dervishi u thotë: “ mos më bëni pyetje se jam me nerva, mbylleni gojën dhe nuk dua tua dëgjoj zërin”.

Fiksi e ndoqi për disa ditë me rradhë mësimdhënien e kësaj mësueseje dhe aty u pa qartë sjellja e saj me fëmijët e klasës së parë. Ndërsa me 10 vjeçarin me elemente autizmi në provat e festës së abetares e nxjerrë nga grupi duke e urdhëruar të ulet. Edhe pse fëmija tenton të hyjë disa hërë në grup bashkë me moshatarët e tjerë pa u veçuar, ajo sërisht e largon duke e diferencuar.

Në këto kushte Valbona Rrenjolli, prind i fëmijës me elemente autizmi kërkoi ndihmën e emisionit Fiks Fare për të demaskuar mësuesen, ose ndryshe “nënën e dytë”. Valbona shprehet se kjo mësuese ka penguar intergrimin e djalit të saj si gjithë bashkëmoshatarët e tjerë, por edhe mënyrën sesi kjo mësuese ushtron dhunë të vazhdueshme ndaj fëmijëve. Dhunë verbale dhe joverbale.

Ajo thotë se në rolin e prindit është ankuar në drejtori, ku ka mbetur akoma më e zhgënjyer kur ka parë sesi të gjithë mësuesit dhe drejtuesit dalin në krahë të njëri- tjetrit dhe nuk verifikojnë fare situatën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura