Mësuesja dhe sekretarja e një gjimnazi në Tepelenë pozitiv me COVID-19

Sep 14, 2020 | 9:19
SHPËRNDAJE

Infektivi-mjeket-tamponet-analiza-koronavirusi-terreni-kontrollet-testet (23)Një mësuese dhe sekretarja e një gjimnazi në qytetin e Tepelenës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Mësohet se përgjigjja e analizave për to është marrë ditën e djeshme.

Nuk dihet si do të procedohet më tej, në kohën kur sot ka filluar edhe procesi mësimor në të gjithë shkollat.

Ministria e Arsimit dhe autoritetet shëndetësore kanë bërë apel që të zbatohen të gjitha masat dhe protokollet në shkolla me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura