Mësuesit, s’ka punë për ata që nuk testohen

Oct 5, 2015 | 12:51
SHPËRNDAJE

ë diplomuarit e rinj në degët e mësuesisë, por edhe të vjetrit që nuk janë në punë kanë shansin të testohen pas një muaji, me qëllim sigurimin e një vendi pune. Portali “Më- sues për Shqipërinë”, që bën të mundur futjen e tyre në sistem, pritet që këto ditë të hapë regjistrimet për testimin e mësuesve. Zamira Gjini, drejtoresha e arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, bën me dije se shumë shpejt do të hapen regjistrimet, e nëse procedohet në kohë, provimi mund të zhvillohet edhe më herët se muaji dhjetor.

mesuewsit-provim
“Ende nuk janë hapur regjistrimet, por është me rëndësi që ata të përmbushin kriteret ligjore përpara aplikimit. Ne po punojmë e nëse ecin procedurat siç duhet, ky testim mund të zhvillohet edhe më përpara, në muajin nëntor”.

Pjesë e testimit që zhvillohet për të dytin vit radhazi mund të jenë dhe ata të vitit të kaluar. “Në test mund të marrin pjesë edhe ata që bënë vjet testimin e që nuk janë të kënaqur me pikët e marra. Pikët që merr rankohen me listën e re që do të dalë dhe mund të zërë një vend më të lartë se vitin e kaluar”. 

Gjini bën me dije se portali është e vetmja rrugë punësimi për mësuesit e rinj. “Nëse mësuesit nuk marrin pjesë në portal, nuk mund të emërohen më- sues në shkolla. Duhet patjetër që përveç vlerësimit të dosjes së tyre, të jetë edhe vlerësimi në testim. Të dyja këto testime do të jenë bashkë për të përcaktuar vlerësimin total të mësuesit që do t’i japë mundë- si punësimi”. Ky portal është në vitin e dytë të aplikimit, ndërsa vjet u konsiderua si një sukses. Tashmë, tesera e partisë apo bindjet politike nuk do të ndikojnë në punësimin e mësuesve.

Që në fillim të vitit shkollor, ishte Kryeministri Edi Rama ai që lajmëroi se portali “Mësues për Shqipërinë” do të përsëritet, si e vetmja mënyrë që siguron punësimin e mësuesve të rinj. Në fund, çdo mësues do të ketë paketën e vet të krediteve. “Synimi ynë është të arrijmë në pikën që çdo mësues të ketë kartën e vet të krediteve, pra, licencën që certifikon shkallën e kapacitetit për çdo mësues. Kjo do t’i bëjë mësuesit njëherë e përgjithmonë të paprekshëm kur janë të duhurit, dhe të pamundur për të qenë mësues kur nuk janë të duhurit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura