Mësuesit, shpallen vendet vakante në Tiranë. Mbi 15 mijë arsimtarë të papunë, në pritje të email-it

Sep 18, 2020 | 15:55
SHPËRNDAJE

Kaosit të shkaktuar nga pandemia në shkolla i shtohet edhe ai i punësimit të mësuesve, i cili prej disa vitesh lihet për në momentin e fundit.mesues-testimi

Shtyrja e provimeve të mësuesisë si pasojë e COVID, ka shtyrë përveç të tjerash, edhe provimet e portalit të punësimeve “Mësues për Shqipërinë”.

Në 6 shtator Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar kishte në dorë renditjen e mbi 15 mijë mësuesve të papunë për çdo zyrë vendore arsimore, për vendet vakante që do të krijohen këtë vit. Por një javë kohë nuk i mjaftoi për të mbyllur procesin kontradiktor të rekrutimeve të reja, i vështirësuar këtë vit edhe nga pandemia, zyrat vendore vijojnë të bëjnë publike vendpunësimet.

Vetëm në ZVAnë Tiranë janë 260 vende vakante, 160 prej tyre si mësues parësorë, shumica me kontratë provizore, ndërsa 100 të tjera si mësues ndihmës. Vetëm këta të fundit dhe vende pune në shkolla të largëta në rrethina ofrohen me kontratë përfundimtare, çka po vonon procesin.

Në harkun kohor të dhjetë ditëve, që kur filluan të bëheshin punësimet e reja, mësuesit flasin për procedura kontradiktore. Teksa ka arsimtarë të renditur ndër të parët në listën e portalit që nuk iu ka ardhur asnjë ofertë nga zyra vendore për punësim, ka të tjerë që ankohen se i njëjti e-mail iu ka ardhur afro 100 mësuesve, duke vënë në pikëpyetje seriozisht gjithë procesin.

Të pakënaqur, mësuesit janë edhe me periudhën e provës 1- vjeçare të punës, përpara se të marrin emërim nga drejtori i shkollës. Një filtër i radhës, pas praktikës së punës, licencës dhe provimit të portalit, për mësuesit është tepër i lodhshëm. Nga ana tjetër, ata që kanë pranuar tashmë ofertën për të qenë mësues ndihmës shtrojnë një tjetër problematikë.

Si mund të punohet me nxënësit duke respektuar njëherësh edhe distancën?! Përveçse pa plan për ta, ministria si duket nuk i ka përfillur as në planin e masave, duke vënë në vështirësi edhe mësuesin.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura